Komisionerja për Zgjerimin thekson rëndësinë e pushtetit vendor dhe zbatimit të legjislacionit të BE-së në nivel lokal, ndërsa sinjalizon një fazë vendimtare për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të përmbyllin negociatat para vitit 2029
Ndersa ju drejtua me anë të një video-mesazhi delegatëve të Kongresit të Pushtetit Lokal e Rajonal, Marta Kos Komisionerja Europiane për Zgjerimin nuk la pa përmendur rëndesinë e pushtetit vendor sidomos për vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ka te ngjarë, u shpreh Komisionerja, të hapen negociatat këtë pranverë me Ukrainën, Moldavinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Gjeorgjinë në listën e kandidatëve për anetarësim për të cilat po aplikohen kushte lehtësuese, për vendet e Ballkanit Perëndimor është miratuar plani i rritjes dhe teknikisht është e mundur që të përfundojnë negociatat me Malin e Zi dhe Shqipërinë brenda këtij mandati. Cdo vend ka kontekstin e vet të anëtarësimit ndaj dhe ndihma ndryshon nga njëri vend në tjetrin. Duke vlerësuar rolin e Këshillit të Europës në tëe gjithë procesin e zgjerimit, guri i themelit do të mbeten vlerat themelore dhe institucionet demokratike, mbështetje jetike për kandidatët ka qënë vecanërisht Komisioni i Venecias, Greco dhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Ndërkohë që është reflektuar mbi rolin e rajoneve si vendimtar në procesin e anëtaresimit. Shkembimi i ideve është koha më e mirë dhe duhet t’i shkëmbejmë me njëri tjetrin si dhe historitë e suksesit se si anëtarësimi i ka transformuar komunitetet. Rëndësi dhe prioritet do t’i jepet bashkëpunimit shumëvjecar ndërmjet kryetarëve të komunave, zyrtarëve lokalë dhe rajonal. Liderët lokale dhe rajonal luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e zgjerimit rreth 70 përqind e legjislacionit te BE-së duhet të zbatohet nga pushteti lokal. Duhet të sigurohen standarte në fusha të tilla si decentralizimi i administratës publike. Në Kongres kishte delegacion të ftuar nga Shqipëria si dhe një përfaqesuese e të rinjve e zgjedhur nga juria e Kongresit Majlinda Bajrami e cila mbajti dhe një fjalë të shkurtër në lidhje me këtë tematikën. Një vajzë e re që premton shumë dhe aftësi bashkëpunimi.

Marta Kos premtoi që brenda pesë vitesh do të vij t’ju takoj në vendet tuaja për të parë historitë e suksesit. Instrumentat e asistencës para aderimit bëjnë që vendet qe aspirojnë BE-në të përballojnë më lëhte sfidat e anëtaresimit.






