
Kurrë më” të mos bëhet realitet 80 vjetori i përkujtimit të ditës së Holokaustit.
54 delegacione nga vende të ndryshme të botës priten të marrin pjesë në ceremoninë e 80 vjetorit të clirimit të kampit të Aushvicit në Poloni në oren 16:00. Ceremonia do të zhvillohet në hyrje të ish-kampit ku ështe ngritur dhe një tendë. Ceremonia trasmetohet nga televizioni polak. Një milion hebrenj gjetën vdekjen në këtë kamp në vitet 1940-1945. Janë të ftuar 50 ish të burgosur, të mbijetuar. Ndër liderët kryesorë priten të jenë Presidenti i Francës z. Emanuel Macro, kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Stenmeier, si dhe Presidentët e Austrisë, Bullgarisë, Cekisë, Italisë, Finlandës, Estonisë etj. Nuk do të marrë pjesë Presidenti i Amerikës Donald Trump dhe Kryeministri Izraelit Beniamin Netanyahu.
Nuk janë të ftuar Autoritetet ruse duke pasur parasysh kontekstin e luftës me Ukrainën, shkeljen e të Drejtave të Njeriut. Volodimir Zelensky pritet të njoftojë pjesëmarrjen në minutat e fundit para hapjes së ceremonisë.
Do të jetë i pranishëm Mbreti Charli III dhe Kryeministri i Kanadasë në ikje Justin Tradeau.
Por në të vërtetë në Aushvic nuk ndodhet një muze, po një varrezë dhe kjo ceremoni është nga më të dhimbshmet dhe perkujtimi i saj ka një objektiv që të percillet tek brezi i ri që të mos ndodhë më. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar nëpër shkolla, takime me këtë tematikë për të përcjellë mesazhe në kontekstin historik.
Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës do të zhvillojë ceremoni të Mërkurën, datë 29 Janar në përkujtim të kësaj dite.
Ceremoni të tilla janë zhvilluar cdo vit nga Institucionet Europiane.
Komisioni Europian ka reaguar me një deklaratë ku nënvizon se ne jemi të vendosur të luftojmë antisemitizmin dhe të mbrojmë e te mbeshtesim jetën e hebrenjve në Europe.
Po a ka antisemitizëm në Europë?
Sipas deklaratës së Komisionit Europian ka një rritje të antisemitizmit që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ne dënojmë me shprehjet më të forta rritjen alarmante të numrit të incidenteve të dhunshme antisemite, mohimin dhe shtrembërimin e Holokaustit si dhe teorinë e konspiracionit dhe paragjykimet kundër hebrenjve. Që “kurrë më” të mos bëhet realitet që nga viti 2000 Ginette Kolinka e mbijetuar e Aushvicit ka zhvilluar biseda të shpeshta me adoleshentët nëpër shkolla…
/ Video

