
Sot Kryetarja e Parlamentit Shqiptar zonja Elisa Spiropali hapi seancën e diskutimeve në Keshillin e Europes në Strasbourg në Koferencën Europiane të Kryetarëve të Parlamenteve. Zonja Spiropali u fokusua në prioritetet e politikës shqiptare dhe në historinë e Shqiperisë, dje e sot, në Këshillin e Europës. Ndërkohë që piëesëpari nënvizoi anëtarësimin sa më shpejt të Kosovës në Këshillin e Europës, cilësoi hapat e sigurta që Shqipëria po hedh drejt familjes europiane, drejt Bashkimit Europian. Përkrahja ndaj Ukrainës në luftën e saj në mbrotjen e territoreve nga Federata Ruse ishte një moment tjetër në fjalimin e saj.
Temat kryesore për të cilat u diskutua si ruajtja e demokracisë, garantimi i lirisë së shprehjes në kohën e polarizimit dhe pasigurisë si dhe dhuna kundër personaliteve politike.
Detyra dalin në forcimin e parlamenteve kombëtare, balancat në institucionet demokratike, respektimi i lirisë së medias, i të Drejtave të Njeriut, reduktimi i polarizimit në shoqerinë civile, lufta kundër kërcënimeve të jashtme, demokracia gjithëpërfshirësre dhe reaguese.
Lufta e agresorit rus kundra Ukraines ështe një thirrje zgjimi për demokracinë. Demokracia është mjeti i vetëm për të siguruar të gjithë të jetojnë në paqe. Ruajtja e demokracisë nga erozioni gradual i standarteve dhe masat mbrojtëse që duhen marrë për mbrojtjen e gjyqsorit, liria mediatike, Abuzimi me pushtetin, politizimi i institucioneve , liria civile. Ndër të tjera zgjedhjet e lira janë demokraci e vërtete dhe e drejtperdrejtë dhe sigurisht roli i pjesëmarrjes qytetare është faktor primar.

