Në një seancë në sesionin parlamentar të janarit në Strasburg është diskutuar gjerësisht mbi deklaratat e Trump mbi Groenlandën, mbi integritetin dhe sovranitetin e saj. Kaja Kallas ka ritheksuar se Groenlanda i përket popullit të saj; BE, pa dyshim, është në krah të saj. Trump, me deklaratat e tij të shtunën, ka krijuar një situatë të vështirë, por BE ka vendosur të ruajë qetësinë dhe të veprojë bashkërisht me të gjitha shtetet e Unionit. BE është një partner i besueshëm për Groenlandën dhe do të mbajë qëndrim në drejtim të kësaj çështjeje. Ndërkohë, BE ka rreth 30 vjet që nuk investon në struktura ushtarake, ndërkohë që Rusia dhe Kina nuk kanë ndalur. NATO duhet të jetë e shqetësuar dhe është aty për të garantuar paqen. Zhvillimet e fundit janë shqetësuese për rajonin Arktik dhe kushtet klimatike atje po krijojnë shanse të reja, me një ngrohje të temperaturave 3 deri në 4 herë më shpejt. Eurodeputetët e Danimarkës shprehën falënderimet ndaj BE-së, PE-së dhe të gjitha institucioneve dhe ishin tepër kritikë ndaj Trump dhe SHBA-së, të cilës nuk i pëlqejnë rregullat e botës; Groenlanda nuk është një produkt, nuk është as një pronë, ndaj nuk është në shitje. Mirënjohje për Europën; vlerat europiane nuk janë boshe… Groenlanda dhe Danimarka nuk janë vetëm. Në qoftë se do të nënshtroheshin, ky do të ishte një gabim historik dhe një konflikt për të nesërmen dhe do të nënkuptonte hapjen e Kutisë së Pandorës; në rastin e parë Rusia do të bënte të njëjtën gjë me vendet baltike. E gjitha kjo që po ndodh është provokuese… po “vuajmë” nga një aleat. Ka diçka që nuk shkon në marrëdhëniet me Trump dhe Amerikën… taksat, militarizimi dhe NATO. Tashmë ka ndryshuar gjithçka; ajo që nuk ndryshon është të jemi të bashkuar dhe të mbrohemi. Europa po zgjohet përballë një aleati si SHBA-ja e Trump; nëse Amerika ngre taksat, edhe BE do t’i ngrejë ato. Duhet mbajtur qëndrim ndaj gjithçkaje që dëmton. I vetmi që përfiton nga kjo situatë është Rusia. Nuk duhet që Europa të hyjë në konflikt me Kinën, pasi, e thënë ndryshe, do të ishte konflikt me tre shtetet më të fuqishme: SHBA, Rusi dhe Kinë. Groenlanda dhe Danimarka nuk mund të mbrohen vetëm, por a është në gjendje Europa t’i mbrojë? Danezët kanë luftuar deri në Afganistan, prandaj uniteti europian është i domosdoshëm për sot dhe për nesër dhe Trump nuk duhet ta përçajë. Europa ka instrumentet të cilat nuk duhet t’i ketë frikë t’i përdorë.
Groelanda nuk do të “shitet”kurrë
Screenshot